Lajmet

Ermira Mehmeti: Ju tregoj të vërtetën e përgjimit!

31.03.2016 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ermira Mehmeti: Ju tregoj të vërtetën e përgjimit!

Ermira Mehmeti, politikania më e diskutuar këtë javë, në të gjitha trojet shqiptare, për shkak të shpërndarjes nga media mbarëshqiptare, të një regjistrimi telefonik mes saj dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, reagon për herë të parë, pas skandalit, ekskluzivisht në dritare.net.
“Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh, -thotë Ermira Mehmeti, për dritare.net. Por e zbulova, kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova ne Prokurori, ne Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali.”
Mehmeti, tregon se ky montazh ka dalë në media, për herë të parë mes së shtunës dhe të dielës, së javës së shkuar, por ajo është ne dijeni të tij, prej janarit 2016, kohë kur kane nisur kërcënimet për të, kërcënime qe ajo i ka denoncuar të gjitha, në Prokurori. Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan, tregon Mehmeti, për dritare.net
Ermira Mehmeti, ka denoncuar këtë të hënë, montazhin dhe shantazhin. E ka bërë privatisht në Prokurori, jo në emër të BDI. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar partinë që përfaqëson në parlament, për situatën.
“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur.” – e mbyll prononcimin e shkurtër, Ermira Mehmeti, politikania shqiptare, që sapo i ka hyrë një beteje të gjatë.
Ndërkaq Prokuroria e Shkupit, ka pranuar se ka nisur hetimet. Pritet që ajo të flasë pas ekspertizës së materialit të denoncuar nga Mehmeti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje