Erdogan: Turqia është e gatshme të ndihmojë në ndalimin e luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit

E publikuar: 08/10/2023 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në ndalimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet diplomatike që kemi nisur për të rivendosur qetësinë”, tha Erdogan, duke folur në një ceremoni të hapjes së kishës në Stamboll.

“Ne ftojmë të gjithë akterët që kanë një fjalë në rajon që të kontribuojnë sinqerisht për paqen”, shtoi Erdogan, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti turk shtoi se ndërsa vendi qëndron gjithmonë “në solidaritet me vëllezërit tanë palestinezë; ne kemi theksuar se çdo hap që do të përshkallëzonte tensionet në rajon, do të shkaktonte më shumë gjakderdhje dhe do të thellonte problemet.