Empoli-Milan ndahen në paqe, sfida u mbyll 2-2

23.01.2016 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Empoli-Milan ndahen në paqe, sfida u mbyll 2-2

Milani barazoi 2-2 në fushën e Empolit, në javën e 21-të të Serisë A italiane.

Kuqezinjtë, që i janë afruar zonës europiane, mbi të gjitha edhe falë momentit negativ të Romës, nuk arritën t’i japin vazhdimësi suksesit në Kupë me Carpi-n dhe me Fiorentinën në kampionat, duke u detyruar të kënaqen vetëm me një pikë në stadiumin Castellani. Kjo edhe sepse përballë kishin një kundërshtar në moment fantastik forme, me Empolin që kishte pësuar vetëm një humbje në tetë ndeshjet e fundit. Carlos Baça kaloi Milanin në avantazh pas 8 minutave lojë. Gjyqtari lejoi lojën të vazhdonte edhe pse kolumbiani u nis me një këmbë mbi vijën e mbrojtësve, ndërsa i vetëm me Skorupski-n nuk gaboi.

Reagimi i Empolit nuk mungoi dhe në të 32-ën, polaku Zielinski riktheu barazpeshën. Milani kaloi sërish në epërsi me Bonaventura-n, sapo nisi pjesa e dytë e sfidës. Por, rrjeta fatlume e kapitenit nuk i mjaftoi Djallit. Në të 61-ën Maçarone barazoi sërish, me Donnarumma-n, që nuk largoi si duhet pas goditjes standarde të Puçiarelli-t. Aktivizimi i Mario Balotelli-t nuk i mjaftoi Milanit, ndërsa pas dështimit të transferimit në Kinë, Luiz Adriano qëndroi në stolin e rezervave. Me këtë barazim, Milani pozicionohet i gjashti në renditje me 33 pikë. Edhe pse synojnë kupat e Europës, kuqezinjtë kanë vetëm një pikë më tepër se Empoli, me të besuarit e Giampaolo-s që synojnë të mbyllin sa më shpejt çështjen e mbijetesës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)