El Ghazi frymëzon suksesin e Ajax

09.08.2015 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
El Ghazi frymëzon suksesin e Ajax

Tre gola në harkun e 40 minutave. Ajax i mjaftoi më pak se një pjesë loje për të siguruar një fitore të thjeshtë në fushën e AZ Alkmaar, në ndeshjen e parë sezonale në Eredivisie holandeze.

Anwar El Ghazi i dha avantazhin skuadrës nga Amsterdami vetëm pas 14 minutave lojë, pas harkimit të Mitchell Dijks.

Mesfushori i talentuar dyfishoi shifrat 7 minuta nga mbyllja e fraksionit të parë të sfidës. 20-vjeçari kërceu më lart se të tjerët, duke devijuar me kokë drejt rrjetës pasimin e Gudelj.

Përpara pushimit ndërmjet pjesëve kishte kohë edhe për golin e tretë të miqve me Rochet.

Me avantazhin e tre golave dhe suksesin të garantuar, trajneri De Boer i dha edhe Yaya Sanogo mundësinë për të debutuar në elitën e futbollit holandez.

Sulmuesi i afruar te Ajax në formë huazimi nga Arsenali nuk arriti ta shkruante emrin në listën e golashënuesve.

AZ Alkmaar nuk u dorëzua dhe 11 minuta nga mbyllja e kohës së rregullt tentoi të realizonte të paktën golin e nderit. Megjithatë, paraqitja e vendasve është e gjitha në tentativën jashtë kuadratit të Vincent Janssen.

Për Ajax suksesi vjen në një moment mjaft delikat, pas eliminimit të skuadrës nga Rapid Ëien në Champions League. Me fitoren 3-0, skuadra nga kryeqyteti ngjitet përkohësisht në krye të renditjes./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)