Eksperti i Sigurisë: Vendndodhja e Putinit mund të jetë në Beograd

E publikuar: 24/06/2023 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti i Sigurisë së Agim Musliu ka ngritur dyshimin se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, mund të jetë në Beograd pas nisjes së grupit të mercenarëve “Wagner” drejt Moskës. Ai këtë dyshim e argumenton duke bërë një analogji me të kaluarën kur liderët serbë kishin ikur në Rusi

Eksperti i Sigurisë së Agim Musliu ka thënë se pas nisje se grupit të mercenarëve “Wagner” në drejtim të Moskës, Vladimir Putin mund të këtë ikur nga Rusia në Serbi.

Sipas Musliut, liderët serbë kishin ikur në Rusi, edhe sipas tij kjo është arsyeja pse Putin mund të ndodhet në Beograd.

“Vendndodhja e [presidenti i Rusisë, Vladimir] Putinit mund të jetë në Beograd. Serbia ia ka borxh këtë Rusisë”, ka shkruar ai në Twitter.

“Mos harroni, ish-kreu i ushtrisë Jugosllave iku në Moskë, e po ashtu edhe gruaja e [ish- presidentit të Serbisë, Sllobodan] Milosheviçit. dhe shume te tjerë”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka thënë se se Rusia e ka nderuar me çminim me të lartë presidentin e serbe, Aleksadnar Vuçiqin.

“Presidenti i Serbisë Alekasnadar Vuçiq ka marrë çmimin më të lartë rus. Kush e di?!”, ka përfunduar ai.