Eksperimenti i kinezëve, jetimore për të moshuarit

30.12.2015 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Eksperimenti i kinezëve, jetimore për të moshuarit

Plakja – Kina ka popullsinë me plakjen më të shpejtë në historinë njerëzore, por shteti ofron pak mbështetje për të moshuarit. Prindërit në plakje janë lënë pas dore nga fëmijët, ndryshe nga kohët kur familjet jetonin bashkë

Kina ka shumë jetimore për fëmijët. Por tempulli Ji Xiang ka një qëllim krejt tjetër: është një jetimore për të moshuarit.

Lart në malet e provincës jugore Fujian të Kinës, tempulli ka të gjitha gjërat që mund të pritet nga një faltore budiste. Një statujë gjigante e Budës dominon ndërtesën duke e mbushur me një hije të artë. Jashtë, një kopsht i bukur, ka disa statuja prej guri.

Por nëse shihet nga afër, ka edhe gjëra të tjera që zbulojnë funksionin kryesor të tempullit: parmakë në shkallë dhe shumë rreshta të shisheve të ilaçeve në një kabinet në korridor.

Dhjetëra të moshuar jetojnë vitet e tyre të fundit këtu. Disa janë shumë të varfër për të shkuar në një vend tjetër. Të tjerë nuk kanë fëmijë që të kujdesen për ta. Por shumica thjesht janë braktisur nga familjet e tyre. Në komunitete shumë të varfra, sapo dalin nga vendi i punës, ata konsiderohen një barrë.

“Në këtë zonë, nuk ka shumë besnikëri familjare”, shpjegon kujdestarja e tempullit, Neng Qing. “Të moshuarit vuajnë shumë. Në një fshat fqinj, ishte një i moshuar me tetë fëmijë. Çdo mëngjes ai shkonte te familja e secilit fëmijë, por askush nuk i jepte ushqim. Fshati na kontaktoi, por ishte shumë vonë, ai kishte kryer vetëvrasje.”

Në moshën 81-vjeçare, Neng Qing ende drejton të gjithë operacionin, duke udhëtuar nga një fshat në tjetrin për të shpëtuar të moshuar që po vdesin nga mungesa e kujdesit.

“Të thyhet zemra kur sheh gjendjen e keqe shëndetësore në shtëpitë që jetojnë. Ndonjëherë nuset i bindin burrat të braktisin mamatë, sepse nuk janë më të dobishme. Ne i marrim të moshuarit me barela dhe pastaj kujdesemi për shëndetin e tyre.”

Tempulli drejtohet nga një program strikt, duke filluar në katër të mëngjesit. Të gjithë banorët duhet të ngrihen për të studiuar tekste budiste. Pas një ore këndim, ata konsumojnë mëngjesin. E njëjta gjë përsëritet çdo ditë. Lexim, këndim, ushqim, pushim derisa të bëhet mbrëmje dhe të bien në gjumë.

“Ne të gjithë kujdesemi për njëri-tjetrin”, thotë Neng Qing. “Çohesha dy herë çdo mbrëmje për të ngrohur dyshekët e banorëve, por tani ata kujdesen vetë për njëri-tjetrin. 80-vjeçari ndihmon 100-vjeçarin.”

I gjithë vendi është aq i pastër dhe në rregull saqë e harron se shumë nga rezidentët kanë shpëtuar nga një makth.

Dy motra shtatshkurtra që ndajnë një dhomë, janë shembulli perfekt. Shi Yuping është 92 vjeçe dhe Shi Guazi është 86 vjeçe. Të dyja kujdesen për njëra-tjetrën çdo ditë.

“Askush nuk kujdesej për mua në shtëpi. Të katërt djemtë e mi nuk e vrisnin mendjen”, thotë ajo. Shtëpia ime nuk ishte një vend aq i mirë, po të ishte ndryshe do të qëndroja”.

Kur Shi Guazi mbërriti në tempull, ajo ishte shumë e dobët, sepse fëmijët nuk i jepnin për të ngrënë më shumë se një tas pilaf në ditë.

Një vit më vonë, motra e saj më e madhe e pasoi dhe për një dekadë, ato kanë jetuar së bashku në tempull.

Shumë shqetësohen se kush do të kujdeset për të moshuarit në Kinë, që përbëjnë aktualisht 220 milionë persona. Kina ka popullatën me plakjen më të shpejtë në historinë njerëzore, sipas Bankës Botërore. Deri në 2050-n, më shumë se 40 për qind e popullatës do të jetë mbi 60 vjeç.

Tradicionalisht, çdo brez i një familjeje kineze ka jetuar nën të njëjtën çati. Por sistemi po sfidohet nga Kina moderne dhe e lëvizshme. Tani vetëm 38 për qind e njerëzve mbi moshën 60 vjeç jeton me fëmijën e tyre të madh, sipas një studimi madhor nga kërkuesit kinezë dhe amerikanë publikuar në vitin 2013. Vetëm gjysma e atyre që jetojnë vetëm marrin ndihmë financiare nga fëmijët.

Fëmijët shpesh jetojnë afër prindërve, por blloqet moderne të apartamenteve nuk kanë vend për shumë breza të një familjeje që të jetojnë së bashku. Në familjet më të varfra, fëmijët shpesh migrojnë në pjesë të tjera të vendit, duke i lënë pas prindërit e moshuar.

Ka shumë pak ndihmë për të moshuarit kur arrijnë në fundin e jetës. në një sondazh të fundit të cilësisë së vdekjes nga Njësia e Inteligjencës së Ekonomistit që vlerëson kujdesin në fundin e jetës ofruar në 80 vende të botës, Kina doli në vendin e 10, për shkak të mungesës së kujdesit dhe mungesës së mbështetjes së komunitetit. Në të njëjtin studim, Britania doli në vendin e parë.

Në qytetet kineze, qeveria po nxitet të përballet me problemin. Një qendër e re të moshuarish sapo ka hapur dyert në qytetin Sanming të Fujianit për popullatën e të moshuarve. Ata japin kujdes bazë shëndetësor falas dhe shërbime të tjera komunitare. Rreth 13 qendra të tjera janë hapur aty afër.

Por këto qendra janë eksperimentale. Vetëm mbështetja te qeveria nuk mjafton për kujdesin ndaj të moshuarve. Shteti po kërkon një model të ri që kombinon kujdesin qeveritar, mbështetjen e komunitetit dhe të familjes për të ndërtuar një sistem të ri që ndihmon të moshuarit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë edhe në Preshevë

Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë edhe në Preshevë

Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës

Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet