Ekskluzive: Si i çonte të rinjtë kosovarë në ISIS Imami i arrestuar Zekria Qazimi (SMS-Dëshmi)

24.12.2015 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekskluzive: Si i çonte të rinjtë kosovarë në ISIS Imami i arrestuar Zekria Qazimi (SMS-Dëshmi)

U tregua shumë i kujdesshëm në punën që e bënte. I vinin mesazhe telefonike, por kurrë nuk i kthente. Krejt këtë e bëri që të mos zbulohej se ai ishte personi kryesor që i rekrutonte të rinjtë kosovarë për t’i çuar në ISIS. Por, mjaftuan disa mesazhe që ai i shkëmbeu deri në vitin 2013, që të kuptohen krejt ato çfarë ka bërë.  Është pikërisht Imami i Gjilanit, Zekria Qazimi, i cili dyshohet se përveç predikimeve të tij radikale në xhaminë “El-Kuddus”, ka qenë edhe ndërmjetësi që i ka çuar ata në Siri. Express sjell dëshmitë që e ngarkojnë Imamin Qazimi, të cilin shteti po e mbanë të paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën akuzat për terrorizëm.

Imami i qytetit të Gjilanit, Zekria Qazimi llogaritet se ka dërguar të rinjtë në “tokën e premtuar të Shamit”. Krejt kjo u zbulua nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri. Kjo zgjati plotë dy vite, deri në momentin që ai u arrestua. Mesazhet dhe komunikimet mes këtyre personave, i ka siguruar Gazeta Express.

Qazimi nuk ka folur në asnjë bisedë telefonike rreth këtyre organizimeve, e dikur edhe mesazhet i kishte ndërprerë plotësisht.

E krejt këto punë, imami i akuzuar për terrorizëm, nuk i kryente i vetëm. Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku,  Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi ishin vetëm disa nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët edhe ishin arrestuar bashkë me imamin, në gusht të vitit të kaluar. Derisa procesi gjyqësor ndaj tyre tashmë ka nisur dhe aktakuza u është zyrtarizuar.

Mesazhet të siguruara nga Gazeta Express tregojnë sesi ata u morën vesh me ‘ushtarët’, ku i caktuan takimet dhe kur u nisen për të luftuar në ‘Tokën e Shamit’.

Pjesën me të madhe të organizimit del t’ia ketë kryer Ilir Berisha, i cili edhe ka komunikuar me të rekrutuarit që u nisen për në Siri e Irak.

Të njëjtat përgjime  tregojnë se nëpërmjet këtij ‘rrjeti’ rekrutimi në grupin terrorist ISIS përfunduan të paktën 11 kosovarë.

“Hoxho mbrritem tani 11 prej kosove elhamdulilah”, i kishte shkruar SMS Qazimit, imami tjetër Ridvan Haqifi, me të mburritur në Siri, më datë 3 shtator 2013.

Vetëm një ditë më parë, Haqifi, ishte nisur në Siri bashkë me Hysni Kabashin, Ibrahim Kabashin, Hafiz Ahmetin, Liridon Kabashin, Egzon Latifin, Bujar Avidjan, Skender Sylen, Enis Begollin, Arben Hamzen dhe Basri Sylejmanin.

Dy vëllezërit Hysni e Ibrahim Kabashi përfundon të vrarë gjatë luftimeve atje. E të njëjtin fat, në Siri, e gjeti edhe Basri Sylejmani. Derisa, Liridon Kabashi u arrestua me tu kthyer në Kosovë.

Komunikimi i këtij grupi me hoxhën vazhdoi edhe derisa ndodheshim me kilometra larg. Vetëm një javë pas, Ridvan Haqifi, e kishte siguruar Zekria Qazimin se ai dhe dhjetë shokët e tij janë ende gjallë dhe po e kryejë ‘misionin’ e tyre.

“Selamu alekjum hoxh mir jem tan ktu. Selam vllaznive”, i kishte shkruar imami Haqifi – Zerkira Qazimit me 09 Shtator 2013. SMS ishte dërguar nga i njëjti numër dhe edhe pse ndodhej në Siri përdorte numrin e Kosovës. E Zekria Qazimi edhe këtë herë u tregua i kujdesshëm. Nuk shkëmbeu asnjë shkronjë apo fjalë.

Njëzetekatërvjeçari nga Gjilani, Ridvan Haqifi, me kohë u shndërrua në një nga terroristët shqiptarë më të njohur dhe monstruoz që luftonte përkrah ISIS’it. Me urdhër nga Kosova të Zekria Qazimit, Ridvani e pasoi Lavdrim Muhaxherin në drejtimin e xhihadistëve shqiptarë në këtë organizatë në Siri. Edhe pse Muhaxhiri, njëjtë si Haqifi, kishin raporte të afërta me Zekria Qazimin, që e konsideronin mësues të tyre.

Por, rekrutimi i kosovarëve për ISIS nga ‘grupi’ i hoxhës Qazimi nuk kishte përfunduar me kaq. Madje më vonë, të rinjtë e interesuar për t’u nisur drejtë Sirisë lajmëroheshin vetë në numrin e Zekria Qazimit dhe tregonin gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe ligjëratave të imamit për t’i mbështetur ‘vëllezërit e tyre myslimanë’ që çdo ditë vriteshin në Siri e Irak.

“Selam alejkum hoxh jena qata 2 djemt qe kem te ti nashta sun ta këna ba pytjen qysh duhet, jena tu dasht me shku vullnetarisht atje a asht farz ajin per nëse nqoftse jo a duhet me marr leje prej prindve nqet rastin ton”, i kishte shkruar imamit Qazimi i mituri, R.D. nga Varoshi i Ferizajt, më datë 21.10.2013.

“Hoxh a ka mundsi me na kthy përgjigje”, i shkruan mesazh Qazimit, i njëjti person. Por, Zekria Qazimi sërish hesht, kur është puna të komunikojë në telefon për organizime të tilla.

Por, kur po afrohej dimri i vitit 2013, një nga ‘ushtarët’ më premtues që Qazimi e kishte nisur për ISIS, Liridon Kabashi me prejardhje nga Polaci i Skenderajt, kërkon të kthehet në Kosovë.

E kjo mund të ketë shkaktuar një përplasje të vogël mes shqiptarëve që luftonin atje. Udhëheqësi i terroristëve shqiptarë në Siri, Ridvan Haqifi, nuk i jepte leje Kabashit që të kthehej mbrapa. E ky i fundit detyrohet t’i kërkojë ndihmë hoxhës, pasi e kishte ndarë mendjen që të kthehej te babai, i cili i kishte mbetur i vetëm në shtëpi.

“Selam alejkum hoxhe jam liridon kabashi deshta mem ndihmu pak mi tha ridvanit mem letu lejen per ks se fejza spom jep teskije kur jam ardh fill kam nejt 1 muj te ai tan jam ardh ktu e kam babën vet e spo mun me shku zvicer dhe 4 muj e un me shku dimrin me ja lehtu me ba bukën mela teshat.mos me la namazin”, insistonte Liridon Kabashi më 29.11.2013.

Kështu, 27 vjeçari, Liridon Kabashi, me t’u kthyer në shtëpinë e tij i kishte rrëfyer Policisë së Kosovës për shkuarjen e tij në Siri dhe të gjitha përjetimet e atjeshme. Derisa ishte arrestuar disa muaj pas, më 14 gusht 2015 së bashku me Zekrija Qazimin dhe pesë të tjerë dhe ngarkohen me tri vepra penale që lidhen me terrorizëm: rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Edhe imami Zekria Qazimi disa herë dyshohet të ketë qenë në Siri e Irak përgjatë viteve 2012-2014. Hera e fundit që ai kishte shkelur këtë pjesë të Azisë, sipas këtyre mesazheve që ka siguruar Gazeta Express, kishte qenë marsi i vitit 2014. Ai ishte nisur bashkë Njazi Ballazin, vëllai i bashkëpunëtorit dhe bashkë të akuzuarit të tij, Burim Ballazi. Madje, ky i fundit, të dyve ua kishte siguruar vizën dhe biletat. /GazetaExpres/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart