EKSKLUZIVE: Hashim Thaçi paralajmëron dorëheqje!

E publikuar: 01/04/2017 00:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kokëfortësia” për krijimin e Ushtrisë së Kosovës po del t’i ketë kushtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Pas paralajmërimit se mund të jap dorëheqje nëse dështon plani i tij për krijimin e ushtrisë, Thaçi e ka bërë këtë.

Me një status në Facebook presidenti ka paralajmëruar të jap nesër dorëheqjen. “Amerikanët nuk janë për iniciativën time dhe unë nuk mund të jem kundër amerikanëve. Më mirë të humbas unë si individ, se sa populli i Kosovës të prishë miqësinë me Amerikën. Nesër do të jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i presidentit të Kosovës” thuhet në njoftimin e tij.

Ky njoftim i sajuar dhe shumë njoftime të ngjashme në ditën e nesërme mund të ua prishin disponimin për një moment pasi që sot jemi futur në ditën e parë të prillit që përkon me ditën e gënjeshtrave. Kërkojmë falje për mashtrimin që iu bëmë, por ky le të jetë një test për ju për ditën e sotme që të shmangni disa situata. /1 prilli/ aprililili/