EFJ e cilëson akt të rëndë dhe turpërues të Kurtit dhe qeverisë vendimin e MINT për Klan Kosovën

E publikuar: 14/06/2023 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akt jashtëzakonisht të rëndë po e vlerëson Federata Evropiane e Gazetarëve (European Federation of Journalists – EFJ), njoftimin e MINT-it, për pezullim të licencës së biznesit për transmetuesin Klan Kosova.

Sekretari i kësaj federate, Ricardo Gutiérrez, ka thënë se me këtë vendim, Qeveria e Kosovës, ka shkelur standardet evropiane të lirisë së mediave.

”Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij’’, shkruan ndër tjera në reagimin e tij Gutierrez.

”#Kosova në zi… Tërheqja e licencës për media është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi. Sot është një ditë e zezë për Kosovën: duke aktivizuar censurën shtetërore ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së mediave. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që ia kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.
Më vjen keq për miqtë e mi kosovarë dhe shoqërinë civile kosovare. Ata nuk i meritojnë praktika të tilla. Solidariteti im shkon për demokratët kosovarë. Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij”.