Edita Tahiri zihet duke pirë duhan. Dënohet me 50 euro, e lokali “Sofrabezi” me 3 mijë!

09.03.2015 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edita Tahiri zihet duke pirë duhan. Dënohet me 50 euro, e lokali “Sofrabezi” me 3 mijë!

Ministrja pa portofol e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri e ka shkelur ligjin që e ndalon pirjen e duhanit në ambientet publike. Edhe pse ishte vetë deputete në mandatin e kaluar kur u aprovua ligji kundër duhanit, ajo e shkelë atë në çdo lokal ku ndodhet. Rasti i fundit ku edhe është zënë nga inspektorët dhe është dënuar me 50 euro, është në lokalin e njohur të Prishtinë, “Taverna Sofra’bezi”.
Sherrin e veprimit të saj të papërgjegjshëm dhe të kundërligjshëm ia ka parë edhe pronari i lokalit, Nderim Breznica, të cilit inspektorët ia kanë shqiptuar një gjobë prej 3000 eurosh.
Por pronari i lokalit “Taverna Sofra’bezi”, Nderim Breznica nuk e ka në plan ta paguaj këtë denim.
Ai ka thënë për portalin “Infokusi” se stafi i lokalit ka qenë shumë i shqetësuar me këtë rast, pasi që në lokalin e tyre nuk ndodhë asnjëherë qe dikush ta ndezë cigaren brenda.
“Prej kur ka hyrë ligji në fuqi ne i kemi vendosur të gjitha shenjat që ndalohet pirja e duhanit në ambientet e brendshme. Nga dera e hyrjes dhe brenda në disa vende është shenja ndalohet pirja e duhanit. Çdo klient i yni e di këtë dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që dikush të konsumojë duhan brenda. Jemi lokal i njohur dhe kemi për klientelë familjarët, prandaj nuk ndodhë që dikush të bëj veprime të tilla, përveç këtyre të pushtetit. Këtyre njerëzve të politikes që vetë e bëjnë ligjin dhe vetë e shkelin, nuk ke çka u bën”, ka thënë Breznica për portalin “Infokusi”.
Sipas tij, Edita Tahiri e ka ndezur cigaren pa e pyetur askënd, nuk ka pasur “shpuzore” në tavolinë dhe as që e kanë parë stafi se ajo e ka ndezur cigaren.
“Unë nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e papërgjegjshme të njerëzve të pushtetit. Ne të gjithë e dimë se ata nuk pyesin dhe as nuk mund t’i ndalojmë. Është turp prej tyre të bëjnë veprime të tilla. Unë nuk paguaj dënim pse ata e shkelin ligjin. Konkretisht për rastin e Edita Tahirit, inspektorët më kanë shqiptuar dënim 3000 euro, por unë u kam treguar se nuk do ti paguaj dhe tash do të dalim në gjyq.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Ibrahim Terrshnjaku. Ai ka thënë për portalin “Infokusi” se është i njoftuar me rastin dhe është në dijeni se ky rast tashmë ka shkuar në gjykatë.
“Po e di dhe fletëparaqitja për këtë rast është proceduar për gjykatë dhe tani gjykata vendosë për shumën e gjobës. Me ligj është e paraparë që personi fizik denohet me 50 euro, personi përgjegjës me 500 euro dhe biznesi nga 3000 deri në 5000 euro”, i ka thënë Tershjaku “Infokusit”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje