Edhe tre të rinj, udhëtojnë në Gjermani me programin “Ausbildung“

17.08.2015 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edhe tre të rinj, udhëtojnë në Gjermani me programin “Ausbildung“

Ymer Gashi (24), Riad Maloku (22) dhe Ekrem Gjonbalaj (20), janë tre të rinjtë e radhës që kanë udhëtuar në Gjermani, më saktësisht në ndërmarrjen “Wurm GmbH“, për të vijuar Shkollimin dhe Aftësimin Profesional. Këta të rinj, janë kontingjenti i dytë që kanë udhëtuar në Gjermani, të përzgjedhur pas nënshtrimit të intervistimit dhe vlerësimit, nëpërmes programit për Aftësim dhe Shkollim Profesional (Ausbildung) të cilin e ka realizuar Oda Ekonomike Gjermano Kosovare.
Nga ky projekt, kanë përfituar edhe një numër i caktuar i të rinjve të cilët gjithashtu do të udhëtojnë së shpejti në ndërmarrjet e caktuara gjermane, për të vijuar ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Ekrem Gjonbalaj, në “Wurm GmbH“, do të ndjekë programin (shkollim dhe punë praktike) në drejtimin mekanik i Makinerisë, ndërsa Ymer Gashi dhe Riad Maloku, do të vijojnë aftësimin profesional në drejtimin e elektronikës.
Projekti “Ausbildung“ apo Shkollim dhe Aftësim Profesional, i realizuar nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare dhe i mbështetur nga organizata gjermane “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit“ (GIZ), parasheh aftësimin profesional dhe kualifikimet e mëtejmë brenda 3 vjetësh për të rinjtë e Kosovës. Gjatë qëndrimit në ndërmarrjet gjermane me renome botërore, të rinjtë e Kosovës kanë mundësinë e ngritjes së kualiteteve të tyre në fusha të caktuara për t´u certifikuar më pas, me certifikata të njohura ndërkombëtarisht.
Tre të rinjtë, para udhëtimit, janë shprehur shumë të kënaqur për mundësinë që u është dhënë, duke theksuar se rastin e ofruar do ta shfrytëzojnë për të përfituar njohuritë maksimale, që të kenë një profesion të dëshiruar.
Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, planifikon që edhe në të ardhmen të realizoj projektin “Ausbildung“, dhe projekte të ngjashme, në mënyrë që të rinjve të vendit t´u ofrohen mundësi të avancimit profesional në një nga vendet lidere botërore, të ideve, arsimit, shkencës dhe ekonomisë siç është Gjermania.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua