Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokati Çerkini

E publikuar: 27/05/2025 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, e ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të policisë, lidhur me kontratën për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Pas intervistimit është deklaruar avokati i tij, Artan Çerkini.

Çerkini konfirmoi se Hoxha është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Zotëri Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer ndonjë vepër penale. Për vazhdimin e hetimeve do t’ju mbajmë të informuar”, deklaroi Çerkini.