Edhe këtë e bëjnë azilkërkuesit: që të mos kthehen në Kosovë deklarohen se janë homoseksualë!

14.03.2015 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edhe këtë e bëjnë azilkërkuesit: që të mos kthehen në Kosovë deklarohen se janë homoseksualë!

Qytetarët e shumë shqiptarë që po ikin nga Kosova, në çfarëdo mënyre po mundohen që të mbesin në shtetet që kanë ikur, vetëm e vetëm që të mos kthehen edhe një herë në shtetin më të ri në Evropë.

Madje, ata deklarohen se janë edhe homoseksual, dhe se janë të rrezikuar në rast se do të kthehen në Kosovë.

B.K., një 27 vjeçar nga Prizreni i ka thënë Gazetës Blic se ai falë kësaj deklarate që e ka dhënë para autoriteteve franceze, ka arritur që të fitoj azil. “Një shok i imi që kishte emigruar para disa muajsh ma kë treguar se cila është mënyra më e mirë për të fituar azil. Ai është deklaruar se është homoseksual dhe se është i rrezikuar në Kosovë, prandaj edhe ia kanë dhënë statusin e azilit. Njëjtë kam vepruar edhe unë. Kam deklaruar se jam peder, edhe e kam fituar statusin e azilantit”, ka thënë B.K., për Gazetën Blic.

Sipas këtij të riu, këtë nuk e ka bërë nga qefi, por nuk kishte zgjedhje tjetër. “Do të ishte tmerr nëse do të kthehesha në Kosovë. Aty s’ka as punë e as perspektive. Prandaj, gjeta formën se si ta marrë statusin e azilantit”, ka thënë ai.

Kosova gjatë tre muajve të fundit është përballur me ikje masive të qytetarëve tanë drejt vendeve të perëndimit për një jetë më të mirë. Ndonëse sipas shifrave të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës numri zyrtarë i ikjeve është 50 mijë, jozyrtarisht ky numër është mbi 120 mijë.

Pavarësiht këtyre ikje masive, ku qytetarët kanë shitur edhe shtëpitë e tyre, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi vazhdojnë të mos marrin veprime konkrete që të ndalojnë këtë fenomen kaq shqetësues. Madje, Isa Mustafa i kishte dhënë disa deklarata kontraverese ku kishte thënë se shumë qytetarë që po ikin e kanë nga një vend pune.

E, zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi e kishte dhënë një superdeklaratë, ku kishte thënë se qytetarët e Kosovës po ikin nga kureshtja për t’i parë vendet e Bashkimit Evropian./ Gazeta Blic 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”