E trishtë/ Vdes mërgimtari 18-vjeçar pas një aksidenti jashtë Kosovës

E publikuar: 04/11/2025 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 18-vjeçarit Edmond Morina, i cili jetonte jashtë Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshatit Ratkoc, prej nga ishte me origjinë i ndjeri.

“Lajm i dhimbshëm na vjen nga mërgimi: Me dhembje njoftojmë se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë Edmond Morina, i lindur më 10.06.2007. Lidhur me kohën dhe vendin e varrimit do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e publikuar.