E Shtuna e futbollit në Supersport

22.08.2015 00:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Me fillimin e Primera Divizion dhe të Serisë A, tabloja e ligave të rëndësishme në Europë plotësohet, me kontinentin e vjetër që tashmë përqëndrohet i gjithi te topi. Në Itali gjithcka do të nisë nga qyteti i përjetshëm, me dy skuadrat kryeqytetase të Romës dhe Lacios që do të jenë të parat që do të zbresin në fushë. Nënkampionët verdhekuq, do të luajnë në transfertë ndaj Veronës, në orën 18:00 duke i dhënë start kështu sezonit të ri. E vendosur për të rivalizuar me Juventusin dhe e përforcuar në merkato, Roma kërkon ta nisë menjëherë fortë duke synuar 3 pikët në një fushë që vitin e kaluar barazoi 1-1. Lacio, që arriti një fitore të rëndësishme në Champions do të luajë ndërkohë në mbrëmje në orën 20:45 teksa do të “Olimpico” do të ketë si kundërshtare Bolognën, që u rikthye në Serie A duke realizuar dhe disa blerje të rëndësishme si ajo e Matia Destros. Berisha do të jetë titullar mes dy shtyllave, ndërsa Cana duket se do të qëndrojë dhe këtë vit në Itali.

Në Spanjë, e shtuna do të zbresë në fushë Atletikon e Madridit që do të luaje me debutuesit e Las Palmasit. Ekipi i Simeones, këtë verë humbi disa lojtarë të rëndësishëm, si Turan, Miranda, Mario Suarez dhe Mandzukic por afroi Jackson Martinez nga Porto dhe Vieton e Vijarealit. 90 minutat e para nuk duhet të jenë të vështirë për bardhekuqtë megjithatë në Spanjë, debutueset në më shumë se një rast kanë dhuruar surpriza në javën e parë. Ndërkohë në orën 22:30 do të jetë e impenjuar në fushë dhe Valencia që do të luajë në Madrid përballë Rayos. Në Gjermani, Bajerni do të synojë fitoren e dytë në po kaq ndeshje, teksa do të udhëtojë për në transfertën e Hoffenheim, ndërsa Leverkusen do të luajë në Hanover. Në orën 18:30 do të luhet dhe një ndeshje e rëndësishme mes dy skaudrave të mëdha, por që me shumë gjasa do të jenë në garë këtë sezon për mbijetesën, si Hamburg dhe Shtutgart.Në Francë do të kemi një klasike si ajo mes Lyon dhe Rennes, që do trë zhvillohet në “Gerland” në orën 17:00, ndërsa në Holandë vëmendja do të jetë në sfidën mes Herenveen dhe kampionëve në fuqi të PV Eindhoven.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit