E lidhin me drejtimin e Real Madrid, Arteta: Jam i fokusuar vetëm te Arsenali

E publikuar: 09/03/2023 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, në prag të ndeshjes së Europa League kundër Sporting CP, hodhi poshtë zërat që e lidhin atë me “trashëgimin” e pankinës së Real Madrid nga Ancelotti.

Duke folur për mediet, Arteta theksoi se është i fokusuar te Arsenal dhe nuk mund të flasë për këto lajme.

“Këto janë gjëra që trajnerët apo lojtarët nuk mund t’i kontrollojnë, pasi ne nuk mund të vendosim se çfarë shkruhet. Mund t’ju them vetëm se jam plotësisht i fokusuar në atë që po bëj në Arsenal, si dhe jam jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës për të. Kjo është e gjitha…”-tha trajneri