Dyshohet se ra nga një objekt, çka dihet deri më tani për personin që ndërroi jetë në Prizren

E publikuar: 04/11/2023 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur mëngjesin e së premtes pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti që është në ndërtim e sipër, në Vërmicë të Prizrenit.

Policia thotë se rasti është nën hetime derisa trupi i viktimës u dërgua në IML.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Dyshohet se një person ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër mëngjesin e së premtes, në orën 09:00 dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).”