Dyshohet se ka humbur jetën kampioni i shumëfishtë i Kosovës në këtë sport (Foto)

E publikuar: 27/06/2017 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person raportohet të ketë humbur jetën në Gjakovë tek ura e shenjtë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasditës së sotme ndërsa jo zyrtarisht mësohet se viktima është hedhur nga ura duke humbur jetën.

Bazuar në një video live nga vendi i ngjarjes mësohet se viktima është kampioni i shumëfishtë i Kosovës i hedhjes nga lartësia, Sali Greqina.

Mjeshtri i hedhjes dallëndyshe nga ura e shenjtë dyshohet të ketë humbur jetën rreth orës 17:00 në rrethana ende të paqarta.

Indeksonline ka tentuar të kontaktoj me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës por  kontakti me të ka qenë i pamundur.