Dy yjet e Dortmundit, ndodhen në Kosovë! Ata takohen me…

E publikuar: 03/06/2024 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët e famshëm, Karim Adeyemi dhe Emre Can, bëhet e ditur se kanë shkuar për vizitë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Ai thekson se ka takuar dy yjet e Borussia Dortmundit në aeroportin e Prishtinës.

“Me dy yjet e futbollit të Borusia Dortmund dhe Gjermanisë, me kapitenin Emre Can dhe dhëndrin e Kosovës, Karim Adeyemi”. Rastësisht u takuam në aeroportin e Prishtinës, me dy yje të futbollit dhe miq të Kosovës. Kosova është e madhe për miq”.

Karim tashmë dihet se po shijon një romancë dashurie me reperen Loredana Zefi, e cila me origjinë është nga Ferizaji.

Adeyemi dhe Can para dy ditësh ishin pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Real Madridi me rezultat 2-0.