Dy herë Kampioni i Botës në kikboks, Valdet Gashi u ekzekutua nga ISIS

08.07.2015 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dy herë Kampioni i Botës në kikboks, Valdet Gashi u ekzekutua nga ISIS

Nuk kam asnjë pikë gjaku në duar dhe kam ndërgjegje të pastër.” Kështu shprehej dy herë Kampion i Botës në Kikboks, Valdet Gashi në një postim në rrjetet sociale pak javë më parë.

Babai i dy fëmijëve u rrit në Gjermani, pasi u larguar nga Kosova kur ishte vetëm 6 vjeç. Raportohet se, Gashi është ekzekutuar nga ISIS pasi nuk ka pranuar t’u presë kokën dy kurtëve që ishin gjithashtu pjesë e ISIS.

Vëllai i tij i ka dedikuar një mesazh në Facebook pas lajmit për vdekjen e tij.

“Ti je personi më i mirë në jetën time dhe të jam mirënjohës që t’i ishe vëllai im. Ti do të jesh gjithmonë numër 1 për mua. Vetëm unë e di se çfarë personi je ti. Ti kishe zemër të pastër deri në frymën e fundit. Shpresoj të jesh në vendin që dëshiroje aq shumë. Më mungon lal.”

Gashi më parë ka sqaruar se nuk është përfshirë në luftime, por ka kryer rolin e rojes në kufijte e Shtetit Islamik.

tttEksperti për ekstremizmin në Zvicër, Samuel Althof, i cili ka qenë në kontakt me Gashin nëpërmjet Whatsapp-it thotë se, nuk e di çfarë fshihet pas lajmit për vdekjen e kamionittë botës në kikboks. Ai konfirmon se telefoni i Gashit në Siri është i fikur. Gjithashtu është fshirë dhe faqja e tij në Facebook.

Babai i 29-vjeçari është shprehur se, shpresonte shumë që djali i tij të rikthehej në vendin e tij. “Shpresoj që të mbajë premtimin për të ndihmuar njerëzit dhe të mos bëjë një tjetër gabim si dhe të rikthehet tek ne pasi këtu është vendi i vetëm i tij dhe askund tjetër.”

vajGashi ka dy vajza me bashkëshorten e tij tajlandeze. Dy herë kampioni i botës në kikboks iu bashkua ISIS-it në Siri në fillim të këtij viti. Shqiptari ka jetuar në Gjermani dhe Zvicër, ku ka punuar edhe si trajner i kikboksit. Emri i Gashit u bë pjesë e lajmeve ndërkombëtare pasi bashkë me tre adoleshentë që stërviste për kikboks shkuan në Siri.

Vetë Gashi tha fillimisht se do të punonte në departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në Shteti Islamik. Por, gjatë një interviste në qershor për faqen zvicerane “20 Minuten” tha se punonte si roje kufiri. Ndërsa në një intervistë telefonike për “Rundschau”, Gashi u shpreh se, po ndihmonte për ndërtimin e Shtetit Islamik.

Kampioni i Botës Gashi vritet në Siri: Më mungojnë shumë vajzat

Valdet Gashi, dy herë Kampion Botë në kickboks la shtëpinë dhe familjen në Gjermani për t’iu bashkuar xhihadistëve në Siri. Televizionet zvicerane raportojnë se ai ka mbetur i vdekur duke iu referuar vëllait të tij.

Gashi ka humbur jetën në rrethana të paqartë, raporton televizioni publik svicerian SRF.

29-vjeçari u lidh me militantët e ISIS në janar dhe në një intervistë për SRT muajin e kaluar ai tha se po përpiqej të ndërtonte shtetin modern të kalifatit në Siri.

gashi“Nëse vdes duke bërë mirë, sigurisht që do të jem i lumtur”, u shpreh ai gjatë intervistës.

Sipas medieve në Zvicër, Gashi ka mbetur i vrarë më 27 qershor. Kështu shkruan dhe vëllai i tij në Facebook.

gashi 2

Në një nga postimet e tij në rrjetet sociale pasi ka shkuar në Siri, shpreh mall për dy vajzat e tij.

“Më mungojnë aq shumë vajzat e mia sa nuk kam fjalë për ta përshkruar”, shprehet 29-vjeçari.
VALDETGASHI-K13
Gashi, gjatë deklarimeve të tij ka sqaruar se ai nuk ka shkuar për të luftuar në Siri, por si ndihmës.

gggNë një intervistë për “20.minutes”, babai i dy vajzave është shprehur se kryen rolin e rojës kufitare duke parandaluar klandestinët dhe spiunët.

Një raporton i OKB, publikuar në maj, thotë se në zonën e luftës në Irak dhe Siri ka 20 deri në 22 mijë luftëtarë të huaj.

(f.s/shqiptarja.com)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar