Durmishi: Zgjodha pa mëdyshje Damimarkën

02.09.2015 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Durmishi: Zgjodha pa mëdyshje Damimarkën

Shumë lojtarë të Kombëtares Shqiptare janë formuar si futbollistë në Europë, por kanë preferuar të veshin fanellën kuqezi në nivel përfaqësuesesh. Këtë mundësi zgjedhjeje e ka patur edhe Riza Durmishi, mbrojtësi i Brondbit në Danimarkë, që është grumbulluar nga Morten Olsen për eliminatoret me Shqipërinë dhe Armeninë. Mirëpo 21-vjecari, në një prononcim për “Extrabladet|, u shpreh se nuk ka patur asnjë dilemë për të ardhmen e tij, ka zgjedhur pa mëdyshjen më të vogël të përfaqësojë Danimarkën.

“Të luaja me Danimarkën ka qenë dëshira ime më e madhe. Kurrë nuk e kam marrë në konsideratë të jem pjesë e një kombëtareje tjetër”.

Prindërit e Durmishit janë shqiptarë nga Maqedonia, por jetojnë prej shumë kohësh në Danimarkë, madje Rizai ka lindur në vendin nordik. Edhe Federata Maqedonase e Futbollit, i ka bërë ftesë futbollistit të Brondbit, por tashmë ai e kishte bërë zgjedhjen.

“E gjithë familja ime, nëna, babai, gjyshi dhe xhaxhai, do të vijnë të premten në stadiumin Parken. Jam i sigurtë se babai im do të ketë veshur fanellën e Danimarkës.”

Mungesa e Simon Poulsen dhe e Nicolai Boilesen shton shanset për aktivizimin titullar të Durmishit, i cili po e pret me padurim momentin e tij.

“E ndjej që ka ardhur momenti që të luaj titullar, por unë nuk nxitohem, i takon trajnerit Olsen të vendosë. Nëse do të jem në fushë, do të kem mundësi të kuptoj se cfarë do të thonë shqiptarët me njëri-tjetrin.”

Riza Durmishi është aktivizuar në vetëm një ndeshje me Danimarkën, pikërisht në miqësoren me Malin e zi në muajin qershor, e fituar 2-1 nga formacioni i Olsen./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit