Dukagjin Gorani dhe ‘Lista’ e tij do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje!

24.12.2015 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dukagjin Gorani dhe ‘Lista’ e tij do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje!

Analisti politik, ish këshilltar i Hashim Thaçit në kohën kur ky i fundit drejtone qeverinë e vendit, ka filluar një iniciativë politike bashkë me disa personalitete të tjera nga shoqëria civile, me të cilën do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmi.net, ka mësuar se Dukagjin Gorani, në takimet që ka zhvilluar me struktura të larta të Vetëvendosjes, janë pajtuar që iniciativa e tij politike t’i bashkohet partisë së drejtuar nga Visar Ymeri, për të garuar së bashku në zgjedhje, të cilat ata besojnë se do të organizohen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Iniciativa politike e Goranit për të cilën kohëve të fundit është folur shpesh në opinion, sipas burimeve të lajmi.net, nuk do të shkrihet në Vetëvendosje.
Gorani dhe njerëzit rreth tij nuk kanë pranuar që iniciativa e tyre të shkrihet në partinë e themeluar nga Albin Kurti, me qëllimin që të ruajnë identitetin e tyre liberal.
Ish – këshilltari i Hashim Thaçit, sipas këtij burimi, për këtë temë ka biseduar edhe me deputetin rrebel të Vetëvendosjes, Ilir Dedën, i cili thuhet se e ka mirëpritur iniciativën e Goranit. Megjithatë, ky i fundit thuhet ta ketë kritikuar Dedën për qasjen politike ndaj veprimeve të opozitës, ku i ka thënë se po flet si Qeveria.
Ai thuhet t’i ketë thënë Dedës se duhet kontribuar që skena politike kosovare të polarizohet sa më shumë, në mënyrë të ndarjes së qartë të grupimeve që duhet t’i përkasin të ardhmës dhe të kaluarës.
Gorani, sipas këtij burimi të lajmi.net, në takimet me lidershipin e Vetëvendosjes, ka shprehur kundërshtim edhe sa i përket bashkëpunimit me AAK-në dhe Nisma-n, duke thënë se këto dy parti nuk dallojnë nga ato që qeverisin sot vendin.
Sipas tij, alternativa për ndryshim duhet të jetë e pastër, dhe jo të përfshijë subjekte politike që në periudha të caktura duke qenë pjesë e qeverisjes, janë përgjegjëse për situatën në të cilën e kanë sjellë vendin. /lajmi.ne

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës