Dua Lipa shpallet këngëtarja më e mirë e vitit në Britani

E publikuar: 21/02/2018 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa është zgjedhur artistja më e mirë femër në ceremoninë Brit Awards 2018 në Londër.

Dua është bërë e njohur gjithandej me hitet “New Rules” dhe “IDGAF”, dhe është nominuar në pesë kategori: artistja më e mirë femër, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez.

Në kategorinë e albumit më të mirë ajo garon edhe krahas Ed Sheeran, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka fituar çmimin artisjta më e mirë femër, ku ishin të nominuar edhe Jessie Ware, Kate Tempset, Laura Marling dhe Paloma Faith./gazetaexpress/