Dua Lipa rrëmben edhe një çmim në Brit Awards (Video)

E publikuar: 21/02/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e famshme me prejadhje nga Kosova, Dua Lipa ka rrëmbyer edhe një tjetër çmim në ceremoninë e Brit Awards.

22-vjeçarja ka triumfuar në kategorinë ”Artistja e re më e mirë e vitit”, ku ka falënderuar të gjithë fansat për mbështetjen.

Dua në këtë kategori ka qenë e nominuar me këngën “Be the One” dhe ka falënderuar të gjithë fansat që kanë votuar për të.

“Ju keni bërë të gjitha ëndrrat e mija realitet”, ka thënë ajo.