Dua Lipa jep lajmin: Po vij në shtëpi

E publikuar: 15/07/2022 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, ku ka njoftuar se do të fluturojë së shpejti drejt Kosovës, të cilën ajo e quan shtëpi.

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në nisjen e festivalit “Sunny Hill”, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë dhe Tiranë.

“Sunny Hill Festival – Prishtina, Kosovë – po vij në shtëpinë, shihemi në gusht”, ka shkruar ajo në Instagram, shoqëruar me një fotografi të brenduar sipas ngjyrave të festivalit.

Festivali Sunny Hill do të mbahet gjatë datave 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë. /GazetaExpress