“Ju, m’i bëtë ëndrrat realitet”, ka thënë Dua.
Këngëtarja kosovare është e nominuar në pesë kategori.
Nga tri që janë prezantuar deri me tani, Dua ka fituar dy çmime, atë për “artisten më të mirë femër britanike” dhe “debutuesja më e mirë”, por nuk ka arritur që të fitojë çmimin për “këngën solo më të mirë britanike”.
Dua ka treguar edhe pse ka marrë motrën dhe vëllain e saj në skenë, Gjinin dhe Rinën.
“Arsyeja se pse i solla ata në skenë, është se në kohën kur bëja albumin ju thosha se duhet të besojnë në magji, ajo ndodhi”, ka thënë Dua. /GazetaExpress/