Drenori: U sulmova fizikisht, gjakrat po nxehen në Drenas

E publikuar: 10/06/2017 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhavit Drenori, kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është sulmuar fizikisht sot në Drenas.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Drenori përmes rrjetit social Facebook, ku edhe tregoi se ka shpëtuar falë ndërhyrjes së njerëzve tjerë, shkruan gazetametro.net

Policia e Kosovës ka pranuar rapoprtimin për këtë sulm.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Drenorit:

Gjakrat po nxehen ne Drenas.

Miq,

pata nje tetim sulmi fizik ne Drenas.

Fale Zotit kishte edhe njerez tjere aty dhe e ndalen agresorin se perndryshe ne prani te vajzes sime 8 vjeqare ku ta di si kishim perfundu!

Tash sa e lajmerova rastin ne stacion te policise dhe pres qe organet e rendit te merren me rastin.

Nje porosi: fyerjet, shantazhet dhe sulmet mua vetem sa ma forcojne bindjen te qendroj edhe me i forte ne gare.

Neser, sic kemi marre informacione, ne Drenas do te kete shume pune policia dhe prokuroria sepse tashme u kemi rene ne gjurme menyres se manipulimit te votuese.

PS.: Djali i agrosorit te sotem “po rastise” qe ne rrjete sociale, ne zgjedhjet e fundit ma kishte permend edhe PLUMBIN.
Tash besoj qe duhet me dhane llogari edhe ai per kete pune.