Drenicaku i “O sa mirë” i “çmendur” pas fshatit të tij

E publikuar: 28/04/2018 06:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për aktorin Jeton Zogjani, i cili tashmë edhe ka filluar të identifikohet me këtë rol, shkruan GazetaExpress.

Por megjithëse në serial është një drenicas, në jetën reale aktori vie nga një tjetër vend.

Harilaqi është fshati i tij i lindjes, të cilin aktori duket se e do shumë. Kjo pasi vazhdimisht në rrjetet sociale ai publikon fotografi duke ndarë me të gjithë pamje nga vendi ku u rrit.

“Harilaqi 2018!! P.S kudo qe te qojne dallget e jetes prap ketu ke me u kthy”, është mbishkrimi që ka lënë aktori në disa fotografi të publikuara së fundmi.

Ndryshe Jeton Zogjani është i martuar dhe baba i dy fëmijeve dhe veç aktrimit ka edhe disa biznese, të cilave ua kushton kohën./GazetaExpress/