Drenica zgjedh kryetarin e ri, fillon ‘blindimi’ i yjeve të ekipit

E publikuar: 08/01/2019 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drenica ka filluar një riorganizim në klub, ku ka zgjedhur kryetarin e ri dhe ka filluar bisedimet me shumicën e lojtarëve që t’i vazhdojë kontratat.

Në krye të klubit ka ardhur Ragip Veseli, i cili është zgjedhur nga bordi i klubit.

Ai ka dhënë premtime që në klub nuk do të ketë më kriza financiare dhe mungesa të pagave.

Tashmë për ta konfirmuar seriozitetin e klubit, kryesia ka vazhduar disa bashkëpunime me lojtarët.

Arsen Sykaj do të jetë në klubin e Drenicës edhe për gjashtë muaj. Ai kishte  ardhur në verë dhe do të jetë edhe gjashtë muaj me kuqezinjtë.

Po ashtu me Drenicën bashkëpunimin e ka vazhduar edhe Qemail Elshani.

Ditëve në vazhdim do të zyrtarizohen, rinovimet dhe përforcimet e tjera. /Telegrafi/