Drenasin e presin zgjedhjet e jashtëzakonshme

E publikuar: 26/10/2016 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nexhat Demaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetari të Drenasit, një ditë pasi Gjykata e Apelit ia vërtetoi dënimin me tri vjet burgim në rastin “Drenica 2”, shkruan sot “Koha ditore”.

Dorëheqja e tij e çon Komunën e Drenasit në zgjedhje të jashtëzakonshme një vit para se të skadonte mandati ligjor. Me Ligjin për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet duhet të shpallen nga Presidenti i Kosovës në afatin prej 45 ditësh.

Nexhat Demaku njoftimin për dorëheqje e ka bërë në konferencë për medie.