Drejtoresha e Arsimit – Musmurati jep lajmin për ndërtimin e 5 shkollave të reja në Prishtinë

E publikuar: 11/05/2023 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes një postimi në Facebook, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e re për ndërtimin e 5 shkollave të reja në Kryeqytet.

Ajo njoftoi që shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet Arbëria, Mati 1, Kalabria, Qendër dhe Veternik.

Shkollat e reja do të ndërtohen me partneritet publiko-privat, në bashkëpunim me Bankën e IFC, njofton Musmurati. Për më shumë, lexojeni postimin e saj të plotë.