“Dorëzohem vetëm i vdekur”; A e mendoi Maqedonci dorëheqjen pas raportimeve për mungesë të ushqimit në FSK?

E publikuar: 14/10/2024 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës, opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së.

I pyetur nëse në situatën për mungesë të ushqimeve në FSK e ka menduar dorëheqjen, Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes tha:

“Unë kur marrë një detyrë nuk e mendoj dorëheqjen kurrë, mund të shkarkohem, e dorëzohem vetëm i vdekur. Dorëheqje nuk jap para asnjë sfide. Kjo është sfidë e parashikuar, përderisa është e parashikuar është e menaxhueshme”, tha Maqedonci në Pressing, transmeton Express.

“Së bashku me gjeneral Jasharin dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes jemi duke u angazhuar maksimalisht që këtë çështje ta zgjidhim për një afat më të gjatë”, u shpreh Maqedonci.