Donin ‘të shisja’ ish-burrin tim, Loredana reagon ashpër në rrjete sociale!

E publikuar: 21/08/2022 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Loredana ka shpërthyer me një reagim të gjatë në Instastory, ku ka habitur pasi ka theksuar se i kanë kërkuar që të shesë’ ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj, gjë të cilën reperja nuk e ka bërë kurrë. Ndër të tjera Loredana shkruan:

Asnjë nuk e kishte këtë urrejtje që kisha unë… asnjë. Po si e thonë? Zoti vë në provë më të fortët, dhe po dreqin isha shumë e fortë!!!! Për familjen time për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë… Unë u dëshpërova për çdo gjë, donit të më ndërpresni thirrjen? Të më përfshinit? F*** you. Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? F*** you, doje që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? F*** you. Unë as nuk i shes askujt as personin që më urren papritur, sepse ai bën gabime. Unë kam qenë personi më besnik në të gjithë industrinë, të gjithë ata që më njohin kanë qenë gjithmonë kaq të habitur sa cool jam në të vërtetë. Por askush nuk guxoi të thoshte në sy të publikut LORI ËSHTË SËRISH E FTOHTË. Të gjithë të tjerëve që kanë vazhduar të më duan edhe sot e kësaj dite, BETOHEM SE DO IU DUA DHE NUK DORËZOHEM KURRË.

 

Loredana është një nga reperet femra më të klikuara në YouTube dhe është e listuar e 7 nga të gjitha reperet në botë me 0.88 bilion klikime.

Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Vetëm pak më parë me një postim, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë portokalli.

Loredana ka postuar në ‘Instastory’ një ‘Ask’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, ku një ndër tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi i ka dhënë fund aludimeve të shumta lidhur me marrëdhënien e saj me ish partnerin dhe babain e vajzës së saj, Mozzik-un./tch/