(Dokument) Nesër protestojnë punëtorët teknikë të QMF-së dhe disa shkolla në Prishtinë

E publikuar: 20/11/2023 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punëtorët teknikë të QMF-së dhe të disa shkollave në Prishtinë do të mbajnë një protestë me datën 21 nëntor nga ora 10:00 deri në ora 11:00, para objektit të komunës së Prishtinës.

Kështu ka njoftuar Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit, duke treguar se arsyeja e kësaj proteste është kërkesa për rritje page.

“Ju njoftojmë se nesër më datën 21.11.2023, duke filluar nga ora 10:00 gjer në ora 11, punëtorët teknikë të QMF- Prishtinë dhe të disa shkollave të Prishtinës do të protestojnë për një orë rresht para komunës së Prishtinës, arsyeja- rritja e pagave.”- thuhet në komunikatën për media nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit.