Dogana zbulon qindra litra kontrabandë me pije joalkoolike

E publikuar: 18/10/2017 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës ka marrë infomacionin se një sasi e pijeve joalkoolike dyshohet të jetë e kontrabanduar. Ata kanë identifikuar personat e dyshimtë, dhe këta të fundit tentojnë t’ju ikin doganierëve.

Gjatë aksionit, ata kanë gjetur pije, çokollata dhe konserva që dyshohet të jenë të kontrabanduara, dhe mallin e gjetur e kanë dërguar në Doganë për verifikim.

“Sipas përcjelljes në terren nga oficerët sot kemi zënë një veturë me mallra të kontrabanduara të pijeve alkoolike,” është shprehur një Pjesëtar i Njësitit Antikontrabandë në emisionin “Dogana”.

Pas verifikimit, del se në veturë kishte rreth 500 litra pije joalkoolike që dyshohet të jenë kontrabanduar./arbresh.info/

screenshot_3