Doda: Seanca e sotme në Prishtinë, mesazh për burrat

08.03.2015 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Doda: Seanca e sotme në Prishtinë, mesazh për burrat

Seanca e përbashkët e deputeteve shqiptare sot në Prishtinë, do të jetë një mesazh dedikuar burrave. Kështu thotë deputetja e PD-së në parlamentin e Shqipërisë dhe kryetare e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda.

Doda flet edhe për rritjen e përqindjes së grave në politikë, ku thotë se Shqipëria ka avancuar disi, ndërsa Kosova mbetet mbrapa me vetëm dy ministre femra.

Në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, Doda iu bën apel partive politike në Shqipëri që në listat e kandidatëve që do të garojnë të rritet pjesëmarrja e grave.

Thotë se në fund të këtij procesi, Bashkisë së Tiranës, por jo vetëm, do t’i shkonte shumë një kryebashkiake femër..

Ajo sapo është kthyer nga një aktivitet që është mbajtur në Beograd, për gratë në rajon dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në politikë e sektorë të tjerë.

Thotë se çdo vend i rajonit ka veçoritë e veta, pasi dikush ka probleme me arsimin, dikush me shëndetësinë apo me pjesëmarrjen në politikë.

Shpjegon se si deputetët e Kosovës nuk patën ftesë për pjesëmarrje në Beograd.

“Nuk kishte pasur një ftesë të zonjave dhe të grupit të grave deputete të Kosovës, dhe shpreha keqardhjen time për këtë mosprani të tyre në seancën plenare që u zhvillua në Parlamentin serb. Dhe jo vetëm kaq, por theksova se zonjat gratë kanë detyrimin që të shkojnë përtej ndasive politike dhe të kenë mundësi të kalojnë atë çfarë na ndan dhe të projektojmë një të ardhme të re për rajonin tonë. Kjo do të thotë që gratë e Kosovës duhet të jenë pjesë, jo vetëm e këtyre forumeve, por edhe të marrim shembullin e tyre. Dua t’ju them se Aleanca e Grave Deputete është ngritur në sajë të ndihmës së madhe që është dhënë nga grupi i grave të Kosovës të cila e kanë mbështetur dhe që ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme që ne kemi ndarë me to. Nga ana tjetër dua të them që organizatorët në seancën plenare por edhe më vonë, më konfirmuan që janë në momentin e vazhdimit të bisedimeve, një proces që ishte duke u bërë më ndihmën e BE-së, dhe më konfirmuan që më datë 25 do të jenë në Parlamentin e Kosovës dhe do të fillojnë një normalizim të marrëdhënieve mes tyre. Shpresoj që të kemi vetëm rezultate pozitive veçanërisht te gratë”, thotë Doda në intervistë për Kosovapress.

Doda thotë se përgjithësisht Ballkani nuk hyn tek vendet që i trajton mirë gratë, apo që është ngushtuar diferenca gjinore.

Ajo kritikon Kosovën për vetëm dy ministre.

“Ka vende që kanë promovuar disa prej treguesve kryesorë, siç janë për shembull dhe pjesa e pjesëmarrjes në politikë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, pra në vende të afërta të rajonit, edhe në Serbi ishte rritur mjaft përqindja e pjesëmarrjes së gruas në politikë; madje edhe të pjesët e krerëve të shtetit; kryeparlamentarja është grua në Serbi, kemi presidenten në Kosovë e cila është një zonjë, por problemi është që aty ku munden burrat tentojnë ta zhbëjnë dhe këtë standard që është dhe rasti i Kosovës në të cilën kemi dy zonja ministre, dhe ndër të cilat njëra është ministre pa portofol, që në një farë mënyrë është edhe pa ministri. Por kemi edhe rastin e Shqipërisë që ligji, pjesa e zëvendësimit të mandateve ka bërë të mundur që të rritet përqindja e grave në Parlament. Sot kemi rreth 20 për qind të zonjave që janë parlamentare; kemi një rritje sigurisht dhe të zonjave që janë në qeveri, dhe që është një hap shumë i mirë i bërë në rritjen e standardit në Shqipëri”, thotë ajo.

Doda thotë se kanë kërkuar që të rrisin kuotën gjinore në Shqipëri, që nëse veprohet, i bie që nga 61 zona në të paktën 12 prej tyre të jenë gra.

Doda flet edhe për kryetaren e Tiranës. Thotë se do të ishte mirë sikur kryeqytetin shqiptarë ta udhëhiqte një femër.

“Kryetare bashkie në Tiranë, Durrës, Elbasan, në të gjithë Shqipërinë do të parapëlqeja kudo në qytete të mëdha apo të vogla që të garonin zonjat dhe Tirana është kryeqendra dhe do të ishte shumë mirë që të kishim një zonjë, por përtej kësaj do të duhet të shikojmë që të paktën të garojnë gratë, aty ku të mundemi, që ti rrisim e ti fusim në politikë si garuese si pjesë e asaj ajkës politike le të themi do të duhet që ti mbështesim”, thotë Doda.

Ajo thotë se të jesh grua do të thotë që edhe të tejkalosh ndasinë edhe të tejkalosh veten dhe të arrish të gjesh një frymë kompromisi që çon nga e mira.

Tregon se si sot, 8 Mars, të gjitha gratë do të jenë në një seancë plenare në Prishtinë, dhe do japim mesazhin që dhanë edhe herën e kaluar në Parlamentin e Shqipërisë: Gratë shqiptare janë bashkë dhe burrat shqiptarë duhet tu vënë gishtin kokës dhe të ndjekin gratë në këtë mision të tyre. /kp/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Jashari: Sahit Jashari i shërbeu atdheut në ditët më të vështira

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Jashari: Sahit Jashari i shërbeu atdheut në ditët më të vështira