DnV, deri në orën 17:00 kanë dalë 39 përqind e votuesve

E publikuar: 18/12/2016 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismet Kryeziu nga koalicioni i OJQ-ve DnV, tha se deri në orën 17:00 kanë dalë 39 përqind e votuesve me të drejt vote.

Sipas Kryeziut ka ekipe mobiluezese nga partitë për bartjen e qytetarëve për të votuar.

Sipas DnV-së, për votime familjare janë shënuar 63 raste, kurse janë vërejtur 12 raste të fotografimit të votave.

Kryeziu tha se në dy qendra të votmeve janë vërejtur dy zyrtarë të cilët nuk janë të akredikuar për zgjedhje.

Shqetësuese sipas tij është edhe një rast në Trestenik, ku është vërejtur se ka votuar një person edhe pse ka pasur sprej në gisht.