Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e radhës së Bordit të Drejtorëve dhe të zyrave të tij, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Kadriu, e në të cilën janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme.
Në këtë takim, i është kushtuar një rëndësi e veçantë projekteve të komunës së Gjilanit në lidhje me infrastrukturën në qytet e fshatra, pastaj për arsimin, shëndetësinë e resorët tjerë, të cilat do t’ia bëjnë jetën më të mirë qytetarëve të Gjilanit, ku kryetari Lutfi Haziri pohoi se në këtë vit do të bëhen punë edhe më të mëdha për qytetarët tanë, për t’ju mundësuar jetë të dinjitetshme.
Poashtu, në këtë takim theks i veçantë i është projekteve të komuniteteve, siç bie fjala për përfundimin e rrugës në fshatin Shillovë, pastaj ndërtimin e shkollës në Ponesh etj.
Gjithashtu, kryetari Haziri është shprehur se është e domosdoshme të punohet në organogramin dhe katalogimin e ri për shërbimin civil që ka ardhur nga Ministria e Administratës, në mënyrë që t’i përmbahen në përpimëri për të funksionuar sa më mirë në të gjitha pozitat komunale.
Kryetari Haziri, ndër të tjera, ka kërkuar nga drejtorët komunal që t’i marrin parasysh të gjitha rekomandimet e auditorit të brendshëm, duke i plotësuar e përmirësuar gjetjet që janë të domosdoshme për të funksionuar sa më mirë të gjithë resorët e komunës.
Të gjithë drejtorët komunal dhe përgjegjësit e zyrave kanë konfirmuar zotimin se do t’i implementojnë punët e tyre të dala nga Bordi, për të qenë sa më funksional Komuna në të gjithë resorët e rëndësishëm.