Disa nga të lënduarit nga bombola e gazit në Mitrovicë dërgohen për trajtim jashtë vendit

E publikuar: 18/01/2024 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

15 persona kanë pësuar lëndime trupore, disa shumë të rënda e disa të tjerë më të lehta, nga shpërthimi i një bombole të gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Si pasojë, të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në QKUK në reparte e klinika të ndryshme.

Por, disa nga këta të lënduar janë dërguar për trajtim jashtë Kosovës, kjo në mungesë të trajtimit sa më adekuat të tyre.