Diplomati kroat: Rugova – lider i kapaciteteve globale, i mungon Kosovës dhe Europës

E publikuar: 21/01/2024 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, sot në përvjetortin e 18 të vdekjes, e ka kujtuar edhe ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq.

Bujleviq shkroi në “X” se pikërisht Rugova ishte lideri i duhur në kohën e duhur për Kosovën.

“Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë. Një vizionar karizmatik, një pacifist, por i palëkundur në parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale. Sot kanë kaluar 18 vjet nga vdekja e tij dhe ai është shumë i munguar në Kosovë dhe në Europë.” – shtoi Bujleviq.