Digital Marketing Institute vjen edhe në Kosovë

24.03.2015 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Digital Marketing Institute vjen edhe në Kosovë

Standardi global i certifikimit në marketing digjital i ofruar nga Digital Marketing Institute (DMI) tani edhe zyrtarisht do të ofrohet në Kosovë, përmes partnerit të saj lokal – Kolegjit Universum.

Në Qendrën Kosovare të Inovacionit (ICK) dje është bërë hapja zyrtare e Digital Marketing Institute për Kosovë, e cila për praktikuesit kosovar të mediave digjitale ofron certifikime profesionale në pesë disciplina të ndryshme.

Digital Marketing Institute vjen në Kosovë, për të ofruar mundësi të reja punësimi dhe ngritje në karrierë për marketingun digjital duke ofruar Diploma Profesionale në marketing digjital, marketingun në motorët global të kërkimit në internet, marketingun në mediat sociale, marketingun në pajisjet e mençura mobile, si dhe në planifikim dhe strategji digjitale.

Çdo program i zgjedhur do të zhvillohet në dhjetë module, dhe trajnimi i pjësëmarrësve bëhet në grupe të vogla për të mundësuar qasje individuale në marrjen e njohurive të reja nga programi i DMI që është i verifikuar nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë globale, duke përfshirë korporatat si Google, Facebook, Twitter, LinkedIn, McCann dhe Ogilvy.

Ian Dodson, bashkë-themelues dhe president i Digital Marketing Institute deklaroi: “Digital Marketing Institute, kualifikimi më i përdorur në botë për marketingun digjital, është i lumtur që do të punojë me Kolegjin Universum për tu mundësuar studentëve nga Kosova karrierë në marketingun digjital nëKosovë dhe jashtë saj. DMI do të ndihmojë në kapërcimin e hendekut të aftësive digjitale përmes pajisjes së kandidatëve me njohuri që janë relevante për industrinë – të cilat janë të domosdoshme për sukses në tregun me zhvillimin më të shpejtë ndonjëherë.”

Gentiana Berisha, koordinatore e DMI për Kosovë ka thënë: “Popullariteti i marketingut digjital është në rritje marramendëse, çdokund. Dhe kjo formë moderne e marketingut për bizneset, OJQ’të dhe institucionet publike është duke zënë vend të rëndësishëm edhe në tregun tonë. Ekspertët e kësaj fushe sot janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës në gjithë botën.Kjo kërkesë është në rritje edhe në tregun kosovarë, prandaj certifikimi nga Digital Marketing Institute përveç që i konfirmon njohuritë në këto fusha, profesionistëve të rinj u krijon mundësi të reja për punësim në tregun lokal dhe atë ndërkombëtar, si dhe u jep mundësi të reja për zhvillim profesional”.

Programet e Digital Marketing Institute (DMI) aktualisht ofrohen në më shumës se 60 shtete, duke mundësuar diplomim në profesionet më të kërkuara të kohës së sotme. Para-regjistrimet për certifikimet e ofruara nga DMI tashmë kanë filluar, dhe mund të bëhen në këtë formë.

Artikull i sponsorizuar

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Morena Taraku-Milaim Zekës: A je more normal? Kuku çfare njeri qenke? (FOTO)

Morena Taraku-Milaim Zekës: A je more normal? Kuku çfare njeri qenke? (FOTO)

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

“Jena na” thyen rekord

“Jena na” thyen rekord

PDK: Akuzat ndaj Qemajl Mustafës janë plotësisht të pabaza

PDK: Akuzat ndaj Qemajl Mustafës janë plotësisht të pabaza

Krizë e madhe në BH: Gjykata Kushtetuese ndalon referendumin Republikës Serbe, Dodiku nuk lëshon pe!

Krizë e madhe në BH: Gjykata Kushtetuese ndalon referendumin Republikës Serbe, Dodiku nuk lëshon pe!

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7