Dicarlo: E pabazë frika nga miti i Shqipërisë së Madhe!

25.05.2015 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dicarlo: E pabazë frika nga miti i Shqipërisë së Madhe!

Ish ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Rosmari Dicarlo, ka theksuar se deklaratat e shefit të diplomacisë ruse, Sergei lavrov, lidhur me Shqipërinë e Madhe, janë të pa baza, sepse sipas saj, një gjë e tillë një ide e tillë nuk ekziston.
Në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini, Rosemary Dicarlo, ka thënë se shumë shpejt do të sqarohet ajo çfarë ndodhi në Kumanovë dhe se rajoni do të jetë më i qetë.

Ndërkohë, duke folur për komentet e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i cili gjatë vizitës në Beograd tha se Shqipëria e Madhe është një thirrje provokuese dhe nxit gjakderdhje në rajon, Dicarlo potencon se Shqipëria e Madhe është vetëm një mit që nuk ekziston fare.

“Me gjithë respektin, unë nuk pajtohem me pretendimet e Lavrov-it. Kam shumë respekt për të si diplomat, por unë nuk i shoh zhvillimet në Maqedoni si hapin e parë drejt realizimit të mitit të Shqipërisë së Madhe, sepse unë vërtet mendoj që ky mit nuk ekziston fare. Nuk mendoj se ka diçka që duhet ta frikësojë Ballkanin. Mendoj se ajo çfarë ka ndodhur në Maqedoni, është çështje që duhet ta adresojë vet Maqedonia”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë, Wolfgang Petrich, ish i dërguar i Bashkimin Evropian (BE) në Rambuje dhe ish ambasador i Austrisë në Kombet e Bashkuara, tha se ngjarjet në Kumanovë nuk paraqesin rrezik për rajonin.

Sipas tij, kjo situatë nuk ka potencial shpërthimi dhe që ta përfshijë të gjithë rajonin në një konflikt të dhunshëm.

“Por, cilado qofshin implikimet, kriminale apo politike, ky mund të jetë një shembull se sa shpejtë udhëton lajmi i keq dhe kjo nuk është një gjë që ne e duam”, ka deklaruar Petrich.

Ndryshe, të dy ish-ambasadorët Dicarlo dhe Petrich, janë duke qëndruar në Pejë, në Hotel Dukagjini, ku po ligjërojnë në edicionin e dytë të Shkollës Pranverore për Diplomatë të Rinj, që ka filluar zyrtarisht të dielën dhe do të zgjasë deri më 30 të këtij muaji. /RTVD-Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren