Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori Hill takon Petkoviqin

E publikuar: 13/06/2022 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, sot ka pritur ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, me të cilin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Siç raportojnë mediat në Beograd, Petkoviq “i njoftoi zyrtarët amerikanë për fazën aktuale të dialogut në Bruksel dhe hapat që po ndërmerr Beogradi për gjetjen e zgjidhjeve në fushat kyçe të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Përveç Hill, në takim ishte edhe drejtori i Zyrës për Çështje të Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Martin McDowell.