Devalvimi i PTK-së

07.04.2015 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Devalvimi i PTK-së

Ende nuk ka rifilluar ndonjë proces i ri i privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës, pas dështimit të dytë që kishte pasur në fund të vitit 2013.

Ekspertë të çështjeve ekonomike dhe të telekomunikacionit, në prononcimet dhënë për Radion Evropa e Lirë, gjendjen e kësaj kompanie nuk e quajnë të kënaqshme.

Privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, eksperti i çështjeve ekonomike,Ibrahim Rexhepi, nuk e konsideron si një proces i cili duhet të ndodhë tani, kur aktualisht, siç thekson ai, vlera e kësaj kompanie ka rënë në treg.

“Nxjerrja e menjëhershme në shitje të PTK-së vetëm çka do ta devalvonte edhe më shumë këtë kompani. Për këtë arsye, është shumë më i pranueshëm koncepti që së pari kompania të forcohet, të rrisë ofertën, të jetë shumë më afër konsumatorëve të saj, dhe tek në një periudhë tjetër kur gjendja në treg është më e pranueshme, të shitet pjesërisht”, shton Rexhepi.

Në programin e Qeverisë së Kosovës për vitin 2015 – 2018 është theksuar se privatizimi i ndërmarrjeve publike duhet të ndodhë, por vetëm atëherë kur privatizimi si proces do ta maksimizonte vlerën e ndërmarrjes dhe përfitimeve të tjera që ndërlidhen me privatizimin.

Në rastin e Postë – Telekomit të Kosovës është thënë se Qeveria e Kosovës do ta rishikojë strategjinë ekzistuese për privatizimin e saj.

Naim Zeqiri, udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës aktualisht është e angazhuar që të përmirësojë performancën e PTK-së, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve dhe rritjes së vlerës së saj.

“Për momentin nuk mund të thuhet saktësisht se cila do të jetë e ardhmja e kësaj kompanie, që sot për sot është ndër Ndërmarrjet Publike më profitabile në vend”, thekson Zeqiri

Sa i përket mundësisë së nisjes së një procesi të privatizimit për Postë Telekomin e Kosovës, shton Zeqiri, qeveria ashtu siç e parasheh edhe me programin e saj, fillimisht do të rivlerësojë strategjinë për PTK-në.

“Ky rivlerësim i Strategjisë do t’i shërbej qeverisë që në bazë të analizave të mirëfillta ekonomike që mbështeten në ekspertizë, të vendosë për të ardhmen e saj pa paragjykuar atë”, vlerëson Zeqiri .

Eksperti i telekomunikacionit, dikur drejtor në PTK, Agron Dida, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet kompetente nuk janë duke bërë përpjekjen më të vogël që të ngrejnë vlerën në treg të kësaj kompanie.

“Kjo qeveri, duke përfshirë edhe menaxhmentet e PTK-së, tani e sa vite janë duke bërë përpjekje vetëm që ta ulin vlerën e kësaj kompanie. Këta qeveritarë nuk kanë kredibilitet të bëjnë asgjë. Unë jam shumë pesimist dhe mendoj që vlera e Postë Telekomit të Kosovës do të bie vazhdimisht, pasi që po punohet në dirigjimin e blerësve, të cilët janë të interesuar që të zvogëlojnë çmimin”,vlerëson Dida.

Oferta prej 277 milionë euro e kompanisë gjermane AXOS – Capital në konsorcium më “Najafi Companies LLC”, ishte shpallur fitues në shitjen e 75 për qind të aksioneve, por vendimi ishte pezulluar më pas kur procesi i privatizimit nga Qeveria e Kosovës ishte shpallur i dështuar.

Për të rritur vlerën në treg të Postë – Telekomit të Kosovës, eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë se ky proces duhet të zhbllokohet, si dhe të përvetësohen teknologjitë e reja që ndodhin në botën e telekomunikimit.

“E gjithë kjo mund të bëhet qoftë përmes formave të kreditimit apo edhe me financime të ndryshme nëse ka nevojë, edhe me ndihmat afat – shkurtër, të lehta, pa implikime buxhetore nga Qeveria e Kosovës”, shton Rexhepi.

Sidoqoftë, që nga fillimi i procesit të Privatizimit të PostëTelekomit të Kosovës, i cili kishte filluar në vitin 2009, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar miliona euro për këshilltarë të transaksionit dhe për këshilltarë strategjik.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

Gazi amerikan, Adrian Shtuni: Kosova s’e ka luksin ta refuzojë, do të ishte autogol në rrafshin e ekonomisë e sigurisë

Gazi amerikan, Adrian Shtuni: Kosova s’e ka luksin ta refuzojë, do të ishte autogol në rrafshin e ekonomisë e sigurisë

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

Shaqir Palushi: Frutex së shpejti do të përdorë gaz natyror nga SHBA-ja

Shaqir Palushi: Frutex së shpejti do të përdorë gaz natyror nga SHBA-ja

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Importi janar-prill: 71 milionë euro produkte të Serbisë në Kosovë

Importi janar-prill: 71 milionë euro produkte të Serbisë në Kosovë

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët