Dështon remuntada e Barçës, Bilbao fiton Superkupën e Spanjës

18.08.2015 01:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dështon remuntada e Barçës, Bilbao fiton Superkupën e Spanjës

Në Camp Nou feston Athletic Bilbao. Skuadra e Ernesto Valverdes ngriti në qiellin e Barcelonës Superkupën e Spanjës, të dytën në historinë e klubit bask. Përmbysja e disfatës shokuese 4-0 që pësuan pak ditë më parë në San Mames mbeti në tentativë për Messin me shokë që barazuan 1-1 në përballjen e kthimit i thonë zyrtarisht lamtumirë ëndrrave për Sextete-n, ose fitoren e 6 trofeve në këtë vit kalendarik.

Barcelona thërritej në një mision vërtet të jashtëzakonshëm dhe e nisi me grintë Pedro menjëherë i rrezikshëm që në minutën e 6-të ndërsa Pique vetëm pak sekonda më vonë goditi tranversën në një goditje me të parën. Messi ishte larg shenjestrës së tij të zakonshme edhe në goditjet standart dhe Athletic pati mundësinë për të dhënë goditjen e K.O në të 38 me Erason që kaloi Mascheranon por gaboi në shënjestër. Barca gjeti golin e avantazhit dhe shpresës në minutën e 43, pasim në zonë i Rakitic, ulje me gjoks e Suarez, stopim dhe goditje perfekte për golin e Messit. 1-0 por në pjesën e dytë shpresat e Barcës morën një goditje të madhe me Pique që në minutën e 55 nxitoi në një reagim të ashpër ndaj anësorit duke pretenduar një pozicion jashtë loje të Bilbaos dhe morri kartonin e kuq duke i lënë katalanasit me 10 lojtarë. Cuditërisht në inferioritet numerik Barca po luante edhe më mirë dhe ju afrua golit të dytë, me Rakitic që krijoi iluzionin e golit duke tundur të jashtmen e rrjetës në të 59, dhe një gabim fatal i mbrojtjes blaugrana shuajti cdo shpresë remuntade në të 74 kur Aduritz u gjend i vetëm para Klaudio Bravos që priti goditjen e parë por jo të dytën, dhe sulmuesi bask autor i 3 golave në përballjen e parë ndëshkoi sërish Barcelonën. Në minutat e mbetura kishte vend edhe për kartonin e kuq të Kike Sola që ekuilibroi forcat në fushë me këtë ndërhyrje ndaj Mascheranos në të 86 por vetëm kaq, pasi vërshëllima finale sanksionoi barazimin më të ëmbël për skuadrën e Ernesto Valverdes që i gëzohet një suksesi të merituar dhe fantastik përballë kampionëve të Europës./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)