Dështon për të 23-tën herë konstituimi i Kuvendit

E publikuar: 29/05/2025 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka dështuar për herë të 23-të përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Edhe seanca e sotme sërish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Nga 111 deputetë prezent, 55 pro votuan, kundër 1 dhe nuk pati abstenim.