Dështon edhe përpjekja e 24-t për konstituimin e Kuvendit

E publikuar: 31/05/2025 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të 24-t ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Në sallë ishin 96 deputetë, pro 53 votuan deputetë, 1 kundër dhe nuk pati abstenim.