Deputeti i VV-së: Rikallo jo vetëm të largohet por edhe të burgoset

E publikuar: 03/10/2017 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla përgjatë seancës ku është thirrur interpelanca e kryeministri, Ramush Haradinaj lidhur me Ministrin serb të Bujqësisë, Nenad Rikallo ka kërkuar në emër të Vetëvendosjes largimin e Rikallos nga Qeveria e Kosovës.

Madje ndër të tjerash Sfeçla ka parafrazuar pak nga dëshmitë e dy djemve të cilët kishin dëshmuar lidhur me këtë rast, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu sipas tij, Rikallo jo vetëm ëq duhet të dëbohet por duhet të gjykohet dhe të burgoset nga organet e drejtësisë në vend.

Ky është fjalimi i tij:

Dje folëm për çfarëdo qeverie bashkë me Listën Serbe dhe rrjedhimisht peng i Serbisë për hir të pushtetit por jo vetëm me kaq por edhe me të dyshuar për krime lufte,Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Janë emëruar rreth 20 dëshmitarë të cilët kanë dëshmuar në Prokurori për dëmet e tij, disa nga ta edhe publikisht në media kanë përshkruar ngjarjet nëpër të cilat ata kanë kaluar, për shkak të dhunës, torturës bashkë me disa të tjerë.

Të gjithë dëshmitarët deklarojnë se Rikallo gjatë kohës së bombardimeve vazhdimisht është parë me uniformë dhe kallashin e tij në supe, banorët e lagjes Dardania ndër të tjera përmendin edhe thyerjet e lokaleve, banesave, garazheve e veturave të shqiptarëve në Dardani.

Po ashtu ata përmendin se si Rikallo me kamion kanë shpërndarë armatim për serbët, banorë të Dardanisë.

Ai njihet për gjuajtjen në ndërtesë, ku ende janë shenjat.

Ka qenë pjesë e bandave, që ka rrahur shqiptarët mbi kurriz. Nëse nuk u përgjigjeshin serbisht, ka pasuar dajaki.

Deklaratat tona të cilat janë publikuar nëpërmjet medieve janë mëse të vërteta dhe do të ndërmarrim secilën rrugë ligjore që të dihet e vërteta.

Jemi dëshmitarë të krimeve të Rikallos, dhunuesit nuk kanë as nacionalitet as përkatësi fetare apo kombëtare

Ata përfaqësojnë vetveten dhe ashtu shpresoj të trajtohet ky rast, pa pas përfitime apo dëmtime partiake apo nxitje dhe urrejtjes mes nesh.

Rikallo, në vitin 1998, i përkiste grupeve që malltretonte shqiptarët. Paramilitarët dhe kriminelët e tjera i furnizonte me armë, nuk duam ai që na ka dhunuar tash të na përfaqësoje. Një kriminel i tillë nuk na jep frymën e lirisë. Ju jeni zëri i atyre që i masakruan u dëbuan, kërkojmë nga ju t’i dilni zot këtij vendi, dhe neve që kemi parë terrin me sy, ta shkarkoni Rikallon dhe kërkojmë nga Prokuroria e Kosovës që pa ndikim politik ta zbardhë rastin për të ndriçuar lirinë, dy dëshmitarë të rastit.

Deklarimet e tyre përputhen dhe dëshmojnë se Rikallo ka qenë pjesë e krimeve, përpos dëshmive të dëshmitarëve ka edhe dëshmi për aktivitetin e tij dhe të familjes në spastrimin e shqiptarëve. Ndërkohë është lista e oficerëve që kishin bazën në Dardani, babai i tij është i 129-të në këtë listë, ku adresa dhe numri i telefonit përputhen me vendbanimin e tyre të atëhershëm, ka edhe materiale, maska e thikë që i janë dorëzuar atëherë. Ftoj ata që i kanë pranuar që të lajmërohen në Prokurori që t’i dorëzojnë dhe të tregojnë se ku i kanë dorëzuar. Ndoshta Kadri Veseli mund t’u ndihmoj bashkë me SHIK-un e tij, është përgjegjësi primarë që shteti t’i sigurojë ato prova që jo vetëm të shkarkohet nga Qeveria por të burgoset e të dënohet nga gjykatat tona./Indeksonline/