Deputeti i PAN-it nuk e voton Haradinajn për kryeministër

E publikuar: 09/09/2017 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

Miq të nderuar dhe ju qytetarë të Kosovës të cilët më keni besuar që të ju perfaqësoj në Kuvendin e Republikes!

Me gjithë respektin tim personal për Ramushin.

Mendoj se respekti për Kosovën dhe institucinet tejkalon atë ndaj individit, prandaj dëshiroj që të ju bëj me dije arsyet e mia se pse nuk do t’i jap besimin kësaj Qeverie.

1. “Kumara” i këtij koalicioni është kryehajduti i Kosovës Hashim Thaqi, personi përgjegjës për dështimin e shtetit i cili është bë me shumë sakrific e gjakë…

2. Çasja jo korrekte, jo parimore dhe ofenduse e familjes Pacolli dhe Listës Serbska lidhur me Qeverinë e re Haradinaj.

3. Emra jo të denjë me të kaluarë të dyshimt korruptive si dhe protagonist të aferës “PRONTO”.

Ka edhe 101 arsye pse nuk duhet të keqpërdori besimin tuaj dhe ta votoj këtë kombinim qeverisës, ndërsa nuk e kam as edhe një arsye të vetme pse duhet të veproi ndryshe.