
Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 26-të, shkruan infosot.com
Edhe sot dështoi formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Për ishin 53 deputetë dhe një votoi kundër.
Megjithatë, në këtë përpjekje ka pasur një dakordim.
Deputetët janë pajtuar që seanca e ardhshme të mos mbahet të premten dhe të pushojnë për festën e Bajramit.
Përpjekja e 27-të do të mbahet të enjten në orën 11:00.